Friday, November 1, 2024
spot_img

1 vit pasi u bënë prindër Emily Ratajkowski divorcohet ! Ja shkaku

- Advertisement -..

Emily Ratajkowski po planifikon të divorcohet nga burri i saj, Sebastian Bear-McClard, pasi ai dyshohet se e tradhtoi. “Po, ai e tradhtoi,” ka konfirmuar një burim për ‘Page Six’. “Ai është një mashtrues serial. Është i shpifur. Ai është një qen.”

Megjithatë, modelja nuk ka bërë ende kërkesë për divorc në Gjykatë. Dyshja ndezën thashethemet për ndarje të enjten kur Ratajkowski u pa pa unazën e saj të martesës.

Dyshja që kanë një djalë 1-vjeçar Sylvester u martuan në një ceremoni private në gjykatë në shkurt të 2018-ës, pasi bënë publike romancën e tyre vetëm dy javë para këtij hapi.

Dyshja mirëpritën Sylvester-in në mars 2021 pasi njoftuan në një video të ‘Vogue’ se Ratajkowski ishte shtatzënë. Supermodelja tha se ajo dhe Bear-McClard nuk donin të dinin gjininë e fëmijës së tyre, sepse do t’i takonte fëmijës të vendoste se si do të identifikohej.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X