Së fundmi modelja e njohur me prejardhje shqiptare Emina Çunmulaj është bërë pjesë “Miss USA 2023” si anëtarë jurie.
Bukuroshja e cila jeton në Amerikë prej shumë kohësh ka zgjedhur të ndaj me ndjekësit e saj një video mesazh. Mesazhi që ajo ndau ishte mjaft inkurajues për të gjitha vajzat që kanë ëndrra dhe duan ti bëjnë realitet ato.
Jam një vajzë nga një qytet i vogël, një vajzë shqiptare në një fermë të vogël, që milte lopët derisa isha 15-vjec. Dhe sot jam e ulur në jurinë e “Miss SHBA”. Prandaj e di çfarë? Ëndërro vajzë e vogël, sepse do të të plotësohet dhe ty ëndrra. Po e bëj këtë për vete dhe për çdo vajzë shqiptare.