Mikela Pupa dhe Erion Kukaj u ndanë pak muaj pas daljes çift nga programi i Për’puthen. Lajmi u konfirmua nga vetë ish-konkurrentja.
Pas daljes nga emisioni ish-çifti ndanin shumë shpesh me ndjekësit e tyre momente nga jeta dhe romanca e tyre, por tashmë ata i kanë dhënë fund romancës dhe të dy e kanë konfirmuar ndarjen nga njëri-tjetri ku dukej se nuk përfundoi në mënyrë të paqtë.
Gjatë një interviste për “Prive” ish-konkurrenti i Për’puthen tha se një nga arsyet kryesore që çoi në ftohjen e raportit të tij me Mikelën ishte distanca, pasi ai jeton në Kosovë ndërsa ajo në Shqipëri. Por ajo që habiti më shumë ishte se Erioni zbuloi se as ai dhe as Mikela nuk e kanë pranuar asnjëherë që janë 100% të ndarë.
Mirëpo pas kaq kohësh, Erioni i ka habitur ndjekësit e tij me postimin e fundit në “Tiktok”. Ish-konkurrenti ndodhej nën shoqërinë e Bruno Shemshos kur papritur ka realizuar një viedeo ‘ngacmuese’ dhe ajo që bëri më shumë përshtypje ishte audio që kishte përdorur ai.
Në video shikohet se Erioni ka sinkronizuar buzët me zërin e Mikelës e cila thotë:
“Sot kam dal me njërën për kafe, por ja kam thënë gjithmonë që është më e mirë vetëm sesa e shoqëruar me dosido”.
‘Po ju si mendoni’ shkroi ish-konkurrenti krahas videos, ndërsa ka bllokuar dhe sektorin e komenteve.
Mos vallë Erioni po tenton të rikthehet sërish me ish-konkurrenten dhe publikimi i videos mund t’i tërheqë vëmendjen asaj? Kjo mbetet për tu parë.