Monika Lubonja drejtore e kopshtit të ri zoologjik. Paguhej si këshilltare e Veliajt kur harbohej në shtëpinë e BBV
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama prezantuan dy ditë më parë kopshtin e ri zoologjik, i quajtur Tirana Zoo Park.
Gjatë vizitës në hapsirat e reja, Rama dhe Veliaj shoqëroheshin nga një bionde, e tranformuar edhe ajo.
Prapaskena mëson se ajo është Monika Lubonja, e cila është emëruar nga Veliaj drejtoreshë e Kopshtit të ri Zoologjik.
Se çfarë lidhje ka aktorja e teatrit Monika Lubonja me administrimin e kopshtit me 160 kafshë, këtë duket e vështirë për ta kuptuar.
Me sa duket Veliaj ka menduar për t’i gjetur një vend pune aktores pas eksperincës së saj brenda ‘BBV’, duke i besuar kopshtin e ri me kafshë të vjetra.
Tashmë do të drejtojë kopshtin zoologjik, në të cilin ndodhet edhe një tigër pa dhëmbë.