Saturday, July 27, 2024
spot_img

Ermal Mamaqi rrëfen: Së shpejti 2 Gisht mjalt 2 dhe zenkat me Amin…

- Advertisement -..

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë ndër çiftet më të dashura të showbizz-it shqiptar. Çifti janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, dhe gjithmonë tregojnë sesa shumë duhen.

Por rallë herë i kemi parë çiftin duke folur për zënka apo “sherret” mes tyre. Së fundmi Ermal Mamaqi ishte i ftuar përballë gazetarëve të rinj të “Piter Pan”, ku u përball edhe me pyetje për jetën e tij private.

Pyetjes se për çfarë e ngre zërin Ami më shumë në shtëpi, Ermali tha se ajo nuk e ka në natyrë të ngrejë zërin, ama grindjet mes tyre, pa dyshim që ndodhin:

 “Për çfarë mund të grindemi ne më shumë? Sigurisht, për fëmijët, që unë të merrem më shumë me mësimet e Joelit. Po unë kam edhe mësimet e mia, që mezi i bëj. Një njeri vetëm një palë mësime mund të bëjë”,– tha Ermali.

Ndër të tjera Ermali konfirmoi se do të sjellë edhe sezonin e dytë të filmit “Dy Gisht Mjaltë”, së bashku me këngëtaren Elvana Gjata.

“Në fakt, Elvana është një koshere bletësh, mjalti i së cilës nuk mbaron kurrë. Dhe meqë jemi këtu, në vitin 2023 unë dhe Elvana do bëjmë “Dy gisht mjaltë 2”- tha ai. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X