Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Është penduar për BBV? Heidi Baci tregon çfarë do të bënte ndryshe

- Advertisement -..

E ftuar në emisionin e sotëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron ka qenë Heidi Baci. Së fundmi, ajo është bërë pjesë e programit të rikthyer në Top Channel, “Goca & Gra”.

E pyetur për rrugëtimin profesional ndër vite, një nga më të rëndësishmet edhe përvoja në BB VIP 3, Heidi tha:

Jo, nuk jam bërë pishman. Jam gjithsesi e lumtur për rrugëtimin tim, sepse kam dashuri, kështu që mua më pëlqen aktualisht. Nuk është ashtu siç duket. Do shumë përgjegjësi jeta e përditshme.

A ishte zgjedhja e duhur për të?

Shumë e bukur si eksperiencë. Patjetër që do ta ribëja. Çdo gjë që kam bërë në jetën time, do ta ribëja.

Çfarë do të kishte bërë ndryshe në BBV, nëse do të rifutej?

Unë kjo jam, kështu që nuk dal dot nga karakteri. Nuk dal dot nga vetja. Kam qenë shumë tolerante, por unë kështu jam. Kështu është.

E mendonte veten fituese?

Jo! E mendoja veten shumë të fortë. Lojëtare shumë të fortë, por nuk e shikoja. Shumë të fortë, se gjithsesi kam mbajtur balancën.

E ndjente se ishte një personazh që publiku e pëlqente?

Po, u bë e qartë në një moment. Nga mesazhet e “Big Love”, nga të gjithë personazhet që vinin nga jashtë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X