Monday, September 23, 2024
spot_img

Arjola Demiri shfaqet e revoltuar me ndjekësit/ “Është e bezdisshme”

- Advertisement -..

Arjola Demiri aktore e Portokallisë që mori shumë vëmëndje dhe nga aventura e Big Brother Vip,tani shfaqet e revoltuar me ndjekësit.

Nga pjesëmarrja në Big Brother aktores iu dhurua një shtëpi për të jetuar me fëmijët e saj dhe sot gëzon edhe simpatinë e publikut.Por sot, Demiri ishte e ftuar në emisionin “Wake up” ku u shpreh ndër të tjera që tema e shtëpisë që iu dhurua po i shkakton shumë bezdisje.

“Nuk thonë mirëmëngjesi, mirëmbrëma. E more shtëpinë? M’u shndërrua në problem dhe bezdisje.”,– tregoi aktorja.

Aktorja foli edhe për jetën peraonale. Ajo shtoi se nuk e ka gjetur akoma mashkullin që kërkon dhe që kupton botën e saj. Megjithatë aktorja u shpreh se ende nuk është gati për tu martuar dhe dëshiron që fëmijët e saj të kalojnë një adoleshencë sa më të qetë.

“Nuk e di pse pas daljes nga BBV ka filluar që të ndryshojë kjo gjë. Më përpara thoshin “s’do martohesh”, “nuk dua të shohim njeri në shtëpi”. Tani thonë “po mami martohu ti, por ai të flejë në kuzhinë, ose më mirë të rrijë tek shtëpia vet sepse me ty, do vazhdoj të fle unë.” Vajza vazhdon të flejë me mua, është kënaqësia më e madhe e jetës. E di që s’është normale, jam në pritjen time ideale, të vij një mashkull që kupton botën time, që të më dojë, të më vlerësojë për atë që jam, se zakonisht dalin nga këta që duan të më mbyllin në kullë.

Se kuptoj pse duhet të mbyllem dhe të nxjerr gërshetin tim, ndoshta është ende herët dhe s’jam e fokusuar. Sigurisht që e ndjej, por nuk ka ardhur princi kaltër. Prej vërteti, nuk jam gati sinqerisht të martohem, ndoshta nga posttrauma. Fakti që fëmijët janë pro, s’ma ngroh zemrën. Nëse do e ndjeja dhe do ishte personi duhur, por fëmijët janë në moshë delikate, përkushtimi im është që të rriten sa më të qetë dhe një traumë e tillë s’do ishte mirë dhe për ata. S’do ishte idealja, ta kalojnë fazën e adoleshencës”, tha Arjola Demiri e ftuar në Wake Up.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X