Xhani Demika apo siç njihet nga të gjithë si menaxheri i VIP-ave, ka folur së fundmi rreth skandalit të “Dubai Porta Potty.”
Në një intervistë në “News 24”, Xhani shprehu se eskorta ka kudo, në çdo shtet por sipas tij Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe i prapambetur. Sa i përket videos së influenceres, që u bë virale në rrjetet sociale, ai shprehu se ajo është diçka që bëhet me dëshirë dhe ka të bëjë me mazokizmin.
“Unë kam shkuar në 2012 në Dubai, që akoma s’kishte dalë trend. Këto janë budalliqe që dalin, fenomenet e Dubait. Eskorta ka kudo në botë, nuk ka vetëm në Dubai. Dubai është vend luksi dhe po nuk i pati ai nuk quhet Dubai, Amerika i ka këto gjëra, Spanja i ka këto gjëra. Por ne jemi një vend shumë i vogël dhe i prapambetur.
Dubai është një vend me shumë ligje të forta por këto… Domethënë ajo video që po qarkullon me atë modelen ka të bëjë me mazokizmin, këto janë gjëra që bëhen me dëshirë. E kam vënë re që shumë femra shqiptare kanë reaguar në rrjete sociale. Të gjithë e kanë qejf të shajnë e të të ofendojnë, dhe në momentin që një vazjë shqiptare shkon në Dubai ku e dimë ne nëse nuk është milionere.
Dhe në Dubai besoj ka eskorta nga Shqipëria. Ka edhe vajza që mund të bëjnë punë të rregullt në Dubai edhe nga ato që bëjnë punë të dyfishtë, por këtë nuk mund ta quajmë punë sepse kjo është… nga halli nuk është punë qejfi. Nuk e dija që dhe këtu ekziston një faqe eskortash”, u shpreh ai.
“Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën).
Sipas Urban Dictionary, ato “blihen” nga burra të pasur arabë dhe europianë për 30,000+ dhe marrin pjesë në “festat e jahteve”. Nëpër jahte thuhet se ndodhin praktikat e tmerrshme të përmendura më sipër. E kur e gjitha kjo mbetet një thashethem, që vështirë se mund të merret në konsideratë përsa kohë mungojnë prova dhe hetime më të besueshme, të shumtë janë njerëzit që e kanë marrë në konsideratë dhe kanë nisur akuzat ndaj vajzave të njohura shqiptare, kryesisht ndaj atyre që vizitojnë shpesh Dubain.