Monday, June 17, 2024
spot_img

Eurovision i fshiu fotot, reagon Ronela Hajati! Çfarë po ndodh pak ditë para nisjes së festivalit?

- Advertisement -..

Teksa po i afrohemi 10 majit kur do nisë “Eurovision”, duket se përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati po bën një rrugëtim të suksesshëm dhe shumë të komentuar.

Tashmë kanë nisur provat zyrtare ku Ronela ishte gjithashtu e para. Fotot dhe videot e postuara në rrjetet sociale pasditen e djeshme morën mjaft vëmendje dhe u pëlqyen tepër nga fansat të cilët janë mjaft të emocionuar për performancën e Ronelës. Mirëpo, galeria me fotot e Ronelës u fshi nga faqja zyrtare e festivalit dhe më pas u ripostua pa njërën prej tyre. Veprim që është shoqëruar me shumë pikëpyetje nga fansat në rrjete sociale.

Duke qenë se Ronela Hajati çeli provat, fotografitë e saj ishin të parat që u shfaqën të shtunën në mesditë duke marrë vëmendjen kudo, në Twitter dhe Instagram. Konkretisht, fotoja kryesore (e publikuar në krye të postimit), shfaqte Ronelën me katër balerinët e saj me duart duke lëvizur gjatë performancës drejt pjesës së poshtme të trupit,” shkruan @eurovisionalbania në Instagram, një faqe dedikuar festivalit. “Mesditën e së dielës galeria e fotove të Ronelës u hoq nga llogaria zyrtare e Eurovizionit në Instagram. Më pas u ripostua, por pa foton e parë. Nuk është dhënë asnjë shpjegim dhe Shqipëria ishte i vetmi vend të cilit iu hoq postimi dhe u rihodh më vonë.”

Thuhet që ekipit shqiptar i është kërkuar të ndryshojë koreografinë pas provave të djeshme pasi konsiderohet sipas tyre si shumë provokative teksa nuk ka ende një reagim zyrtar. Shtojmë se fotot e postuara në Instagram për Shqipërinë kishin 25.000 pëlqime pra dukshëm më shumë se shtetet e tjera.

Pas “censurimit” të fotove të marra gjatë provave zyrtare ka ardhur edhe një reagim i këngëtares në Twitter. Ajo ka postuar disa emoji duke qarë e ka lënë të kuptohet që është mjaft e mërzitur nga kjo situatë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X