Sunday, October 6, 2024
spot_img

Eva Murati në një event me të dashurën e Genar Topallit/ Ish-i dhe partnerja aktuale e djalit të Jozefina Topallit as nuk përshëndeten

- Advertisement -..

Të shpeshta janë vajzat e showbizzit që kanë shkëmbyer edhe partnerët e tyre. Këtë herë në fokus janë Eva Murati dhe Cindy Marina, që të dyja i bashkon Genar Topalli. Djali i sh-kryeparlamentares, Jozefina Topalli vite më parë ka pasur një lidhje të gjatë me Eva Muratin. Por duket se tashmë kjo histori ka mbetur pas dhe Genari ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Cindy Marina.

Të dyja vajzat, kanë edhe profesionin e përbashkët. Nga pasarelat, tashmë bukuroshet janë pjesë e medias sportive. Javën që lamë pas Eva dhe Cindy Marina janë përballur në një event të organizuar në periferi të Tiranës. Ndonëse në shoqëri të përbashkët, të dyja kanë zgjedhur mos të flasin me njëra-tjetrën, madje as të përshëndeten. Dhe besojmë se arsyeja dihet.

Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli prej 1 viti janë në një lidhje dashurie. Modelja dhe gazetarja sportive ka rrëfyer se përgjatë kësaj periudhe nuk janë bërë kurrë xheloze për njëri-tjetrin. Cindy Marina tregoi se familjet e tyre janë prezantuar, por duke mos dhënë shumë detaje.

Ndërkohë Eva dhe Genari kanë qëndruar të lidhur prej 6 vitesh, duke i dhënë fund lidhjes pa shumë bujë. Vetë moderatorja ka folur për këtë marrëdhënie: “Kur lidhja ime u bë publike ishim shumë të vegjël. Kjo situatë mbase më rrëshkiti nga duart. Unë mendoj se është abuzuar me mua në këtë pjesë”, u shpreh Eva.

“Ka ende njerëz që më kanë përmendur emrin e zonjës Topalli. Kush nuk më ka ndjekur vijojnë ende. Unë ja kam dal vet kudo, kam punuar që 18 vjeçe, s’kam marrë asgjë gati. Ka plot vajza në ekran që janë rastesisht aty, unë jo”, shtoi moderatorja.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X