Sunday, May 19, 2024
spot_img

Fajin ia hodhi asaj! Menaxheri i Xhensilës nxjerr zbuluar Robertin

- Advertisement -..

Ditën e djeshme këngëtari Robert Berisha deklaroi se këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka publikuar me qëllim një poster ku të dy do performonin bashkë.  Ai vijoi me deklaratën, duke thënë se Xhensila e ka bërë me qëllim për Besin.

“Për Besin, me mu nuk ka asgjë, ka thënë hajt ta nxjerr pak keq produksionin aty ku është Besi”, u shpreh artisti.

Pas kësaj deklarate, menaxheri i Xhensilës, Eli Senaj, reagoi ndaj Robertit duke publikuar një mesazh zanor të cilën siç thotë ai, ia ka dërguar Roberti një orë para se të futej në ‘FermaVIP’ dhe i kanë thënë organizatorit që do të dalë me datën 8.

Teksa flet për udhëtimin e koncertit, Roberti vërteton daljen nga ‘FermaVIP’ në datën 8 duke thënë: ‘Në 8, në mbrëmje dal’

“Data është mbyll nga vet Roberti dhe para se të dilte para publikut ka përdorur gjëra të tjera për arsye të daljes”, ka shkruar menaxheri.

Në postimin tjetër Eli Senaj, thekson se rrjetet sociale të Xhensilës menaxhohen nga ai dhe stafi i tij dhe se artistja nuk merret me data as me artistët që janë të ftuar në koncertet e saj.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X