Saturday, July 20, 2024
spot_img

Fansat e pyesin sërish se a do të jetë prezantuese e Big Brother VIP? Ja çfarë thotë Arbana Osmani

- Advertisement -..

Largimi i Arbana Osmanit nga pozicioni i prezantueses së Big Brother Vip Albania nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku, duke vijuar të jetë temë e nxehtë në rrjetet sociale. Pavarësisht se është larguar përfundimisht nga Top Media, interesimi për prezantuesen nuk po shteron.

Së fundmi, Arbana është pyetur sërish në Instagram në lidhje me këtë format të njohur televiziv. Ndjekësit, të cilët vazhdojnë të ndjekin me vëmendje çdo hap të saj, kanë ngritur pyetje mbi arsyet e largimit dhe ndjesitë e saj për Big Brother VIP Albania.

Një ndjekës i kujdesshëm e pranoi se ndoshta Arbana nuk do t’i përgjigjej pyetjes së tij, por gjithsesi vendosi ta bëjë atë.

Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Arbana e tregoi edhe një herë zemërgjerësinë dhe përkushtimin e saj ndaj publikut. Ajo u shpreh se është shumë e rëndësishme që ndjekësit e saj të mos heqin dorë nga çfarëdo që ata besojnë.

Pas largimit të saj, drejtimin e Big Brother VIP Albania e ka marrë Ledion Liço, një figurë gjithashtu e mirënjohur dhe e respektuar në botën e medias shqiptare – i cili prezantoi edicionin e tretë të këtij formati.

Përndryshe, Arbana aktualisht është e angazhuar me hapjen e dyqanit të saj “Bana’s” edhe në Kosovë, pas suksesit në Tiranë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X