Friday, December 6, 2024
spot_img

“F*ck BabaRecords”/ Noizy i bën diss rivalëve “të përjetshëm”, videoja bëhet virale

- Advertisement -..

Ashtu si në shumë vende të botës edhe në Shqipëri Hip-Hop ka patur grupe rivale që kanë marrë prej vitesh vëmendjen dhe mbështetjen e fansave. E dy prej grupeve më të njohura që kanë patur rivalitet me njëri-tjetrin janë pikërisht OTR dhe BABASTARS, që duket se nuk do i rregullojnë asnjëherë marrëdhëniet e tyre.

Në një nga koncertet që ka mbajtur së fundmi, Noizy mes këngëve të interpretuara ka kënduar edhe “Jena Mbretër”. Në momentin që po performonte, Noizy emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku duket se nuk ia ka kursyer ‘diss-in’ Babastars. Ai nuk e ka anashkaluar pjesën ku thotë “Fuck BabaRecords”, me gishtat e mesit lart, duke marrë edhe mbështetjen e publikut.

Që nga fillimi i karrierës së tij, Noizy është përfolur gjatë për konfliktet me artistë dhe personazhe të ndryshëm të showbizit. Pak kohë më parë në një intervistë Noizy është shprehur se shkaku kryesor i raporteve me Babastars ka qenë se mundoheshin ta pengonin të rritej duke i ndaluar koncertet apo lançimet në radio. Më pas, gjithçka degradoi në një përleshje fizike: “Të gjithë e dimë se ata i kanë bllokuar shumë artistë të rinj të ecin përpara. Për shembull, MC Kreshën. Ata mendonin ose me ta ose pa ta jo. Kështu ka qenë dhe puna ime. Ndalën radion dhe clube, mos të këndojë Noizy. E bëjnë dhe sot e kësaj dite. Ndoshta jo ata drejtpërdrejt, por menaxherët e tyre. Pastaj sherri në Prishtinë ka qenë gjëja më e turpshme që më ka ndodhur.”

Përplasja e tyre e fundit ndodhi para pak vitesh dhe bëri shumë zhurmë pasi u përdorën edhe armë. Si pasojë mbetën të plagosur Noizy dhe anëtari tjetër i grupit OTR, Varrosi, mirëpo ata e mbyllën muhabetin dhe Noizy u pajtua me ish-anëtarin e BABASTARS, Albert Krasniqin, por mesa duket reperi ka ende inate me Babastars (dikur BabaRecords).

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X