Friday, November 1, 2024
spot_img

Fedez bën dedikimin emocionues gjatë koncertit

- Advertisement -..

Falënderoj personin më të rëndësishëm që ka qenë pranë meje dhe që është gruaja ime. Të dua shumë“. Këto janë fjalët që Fedez i dedikoi nga skena e koncertit në Piazza Duomo të Milanos bashkëshortes së tij, fjalë të shprehura duke kërkuar në mes të turmës sytë e Chiara Ferragni-t, e cila u përlot.

Reperi, organizator i eventit të madh që kishte si objektiv mbledhjen e fondeve për fëmijët e shoqatës ‘Tog’, ka dashur t’i kushtojë fjalë falenderimi edhe mjekëve që e operuan në mars, pasi u diagnostikua me kancer në pankreas. Një operacion që u zgjidh në mënyrën më të mirë dhe që këngëtari donte ta kujtonte para mbi 20 mijë fansave.

“Falënderoj mjekët dhe një mjek në veçanti që më shpëtoi jetën”, -shtoi Fedez. Më pas ai i kushtoi edhe disa fjalë nënës së tij: “Sot mbërrita këtu, pashë nënën time në prapaskenë. Prindërit dhe unë nuk jemi emocionalë, por përqafimi që më dha nëna ia vlen të gjitha.”

Fedez më pas përshkroi emocionin e natës së gjatë në Piazza del Duomo edhe përmes Instagramit: “E kam ëndërruar të gjithë këtë për muaj të tërë, kam filluar ta organizoj këtë koncert në shkurt, pastaj u diagnotikova papritur me tumor. Mjekët ishin të qartë, shanset që unë të shërohesha fizikisht pas operacionit dhe të përballesha me një koncert njëorësh ishin shumë të vogla. Në atë moment më duhej të bëja një zgjedhje, të hiqja dorë nga gjithçka ose të besoja se kjo ëndërr e imja mund të ishte motivimi për rehabilitimin tim. Falë mbështetjes së mjekëve, dëshirës për të ecur para dhe dashurisë së familjes, mbrëmë ndodhi diçka magjike. Faleminderit Milan, të dua”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X