Saturday, November 9, 2024
spot_img

Fero pranon se është në depresion të thellë, akuzon ish-partneren se i ka “rrëmbyer” të bijën

- Advertisement -..

Ish-reperi i njohur Fero, i cili hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë, ka folur për gjendjen e tij mendore, teksa u shprehur se është në depresion, Sipas tij, gjendja e rënduar emocionale iu krijua pasi i është mohuar e drejta për të takuar vajzën, Nina, që ka ardhur në jetë nga lidhja me ish-partneren Arbenita Ismaili.

Ai u shpreh se vendimet që janë marrë për të bijën gjatë procesit të divorcit nuk respektohen nga ana e modeles.

“Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time. Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet. Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të”, tha Fero.

Ish-reperi iu drejtua prokurorisë duke thënë që ndodhet në gjendje të rënduar dhe paralajmëroi “çfarë ndodh në nuk i kontrolloj emocionet e mia?”.

Më pas shtoi: “Po bëj një thirrje për Prokurorinë e Gjilanit, veçanërisht për prokuroren që e ka rastin tim. Nuk po di si ta shpjegoj ndryshe që jam në një gjendje shumë të rëndë. Çka ndodh nëse unë nesër nuk mund t’i kontrolloj emocionet e mia?”

Ndër të tjera Fero shprehet se nuk mund të flasë hapur lidhur me situatën, duke shtuar se “prokuroria mund të hakmerret dhe t’i heqë edhe ato pak ditë që i ka për të parë vajzën e tij”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X