- Advertisement -..
Feronit Shabani i njohur si Fero ka thumbuar hapur Doruntina Shalën ose Taynën.
Reperi nga Kosova pasi fitoi “lirinë” është shfaqur shumë aktiv në rrjetet sociale. Së fundmi ai realizoi një live në TikTok së bashku me personazhin e rrjeteve sociale, Kozakun. Gjatë bisedës ky i fundit shprehet se Tayna është dobësuar sipas atij, ndërsa Fero ia pret që ajo çdo ditë shton një operacion të ri.
“Atë s’duhet me e pyet a ka muzikë të re, a ka ndonjë operacion të ri,”-dëgjohet të thotë reperi duke qeshur.