Saturday, July 27, 2024
spot_img

Festa e çmendur e Dua Lipa-s, momenti kur shoqja prek këngëtaren në pjesët intime

- Advertisement -..

Dua Lipa festoi suksesin e koncertit të saj në Londër, duke u shfaqur në ‘Chiltern Firehouse’ të Londrës pas spektaklit në O2.

Këngëtarja me origjinë shqiptare mahniti me një kostum rozë teksa po shkonte në festë ku kaloi disa orë me miqtë dhe familjen e saj. Dua provokoi në rrjetet sociale duke publikuar një foto ku një shoqe e prekte te gjoksi. Në fotot e tyre ajo shfaqej sensuae me miqtë e saj, të motrën e nuk kurseu detaje nga darka siç ishte edhe tavolina.

Kostumi i saj përbëhej nga pantallonat me bel të lartë, një crop top dhe xhaketë oversize. Look-un Dua e plotësoi me një palë taka të larta me platformë dhe një çantë të vogël gjithashtu rozë. Dua kishte bërë dy gërsheta të vogla në pjesën e përparme të flokëve, një model shumë i famshëm kohët e fundit.

Më herët në mbrëmje, këngëtarja u ngjit në skenë në ‘O2 Arena’ për koncertin e radhës së turneunt të saj ‘Future Nostalgia’. “Dy netët më të paharruehme të jetës sime”- kështu i cilësoi ajo dy koncertet e saj në qytetin ku është rritur.

Dua aktualisht do vazhdojë qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar për turneun e saj të ‘Future Nostalgia’, i cili filloi në FTX Arena të Miami në shkurt dhe do të përfundojë në RAC Arena në Perth në nëntor.

Turneu – në mbështetje të albumit të saj të dytë – u shty disa herë për shkak të pandemisë COVID-19 përpara se të fillonte në bregun lindor të Amerikës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X