Këngëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi feston sot ditëlindjen. Ai ka lindur në 1991 dhe bën sot 31 vjeç.
Dhe këtë ditë të veçantë ai ka zgjedhur ta festojnë me Sabrine Khan dhe disa miq të tjerë, duke ‘u arratisur’ drejt Sapnjës. Në rrjetet sociale, Ardiani dhe Sabrine janë shfaqur në krahët e njëri-tjetrit më të afërt se kurrë.
Teksa Sabrine i ka bërë edhe një urim të ëmbël. Ajo ka publikuar një foto të tyre ku shkruan: “Një nga njerëzit më të mirë. Të dua”.
Megjithatë, interesant është fakti se protagonistët e mohojnë se janë në lidhje. Një komentues pyeti në një video në TikTok: “Pse janë ata kaq shpesh së bashku? Ka diçka këtu…” ky koment ka marrë vëmendjen e Sabrine e cila i ka kthyer një përgjigje duke shkruar se janë thjesht shokë të ngushtë. “Sepse ai është shoku im i ngushtë dhe ne jemi në kontakt”
Nuk dihet nëse ata janë vërtetë shokë të ngushtë apo kanë vendosur të mohojnë lidhjen siç bëjnë zakonisht personazhet publike. Por me siguri mund të themi se janë kudo bashkë.