Friday, November 1, 2024
spot_img

Fifi tregon dramën që përjeton çdo ditë

- Advertisement -..

Fifi e konsideroi pak kohë më parë ‘gabim trashanik’ faktin që e bëri publike lidhjen e saj me Adisin, kjo për shkak të komenteve negative dhe bullizuese që ka marrë në rrjetet sociale.

Por pavarësisht kritikave ajo vijon të postojë me të dashurin e saj në rrjetet sociale, duke bërë edhe deklarata të bujshme ndaj tij.

Pas zhurmës që shkaktoi me statusin ku i kërkonte falje Adisit që nuk është ‘ruajtur’ për të dhe debateve që e pasuan atë deklaratë, Fifi ka publikuar sot disa komente që merr në rrjetet e saj sociale.

Filloreta fillon postimet e saj me një koment të një ndjekësje që e bullizon për peshën, krahas së cilit ka bërë një shkrim thumbues ndaj Zhaklin Lekatarit. Kjo e fundit shpërtheu ndaj këngëtares për shkak të deklaratës së saj për Adisin.

“Sa e shëndoshë si lopë dhe del me fustan sikur e ke trupin peshk, debile femër.”– thuhet në koment, ndërsa Fifi shkruan në Instastory: “Ku janë këto gazetarët që na japin moral, të merren pak me këto femrat që bullizojnë femrat… Apo edhe këto kanë të drejtë të shprehin mendimin dhe të bëjën çfarë të duan.”

Në postimin pasardhës, Fifi ka përmbledhur vetëm disa komente që merr për Adisin dhe ish-bashkëshorten e tij Adrola Dushin. Ndjekësit e krahasojnë këtë të fundit me Fifin.

“Se di Adisi qenka qorruar nga sytë me këtë. Adrola super yll, se meriton Adrolën”, “Ta dijë ky çfarë ka humbur herën e parë, super femër nuk e ka më atë fat”, “Po habitem me këtë barbonin çne me ty jo se ka ndonjë gjë, por ka pas një femër dikur që kur e shof me ty më duket i pavlefshëm.”- thuhet në disa prej komenteve.

Fifi shprehet se kjo është diçka që e përjeton çdo ditë, dhe arsyeja pse po publikon këto komente është që ta tregojë këtë gjë.

“Sot gjithë ditën vetëm me këto komente do të merrem ti postoj që t’ju tregoj çfarë përjetoj unë çdo ditë.”- shkruan këngëtarja.

Ndjekës të tjerë shkruajnë komente për pamjen fizike të Fifit, ndërsa risjellin në vëmendje edhe deklaratën e saj.

“Kam menduar se je më e pjekur që do të gjesh një djalë beqar që do të të falë dashurinë që të mungojn”, “Vari k*** q** nënën, si 50-vjeçare c*cat e varura. B*thë të lëshuara, dil në pension”, “Re në burrë moj debile femër. Po ça ti ruhesh burrit o debile e mbaruar për s*ks, po ky të është ruajtur ty? Ik vrit veten.”- thuhet në disa prej komenteve që Fifi ka publikuar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X