Thursday, December 26, 2024
spot_img

Fjolla Morina në një lidhje të re dashurie pak pas ndarjes nga Fisnik Syla?

- Advertisement -..

Disa foto të publikuara nga këngëtarja Fjolla Morina kanë ngritur dyshime se ajo mund të ketë nisur një lidhje të re dashurie.

Në postimin e fundit në Instagram ajo pozon në bagazhin e një makine ku shihet një tufë me trëndafila në formë zemre dhe disa tullumbace po ashtu në formë zemre. Dhe për të mos u larguar nga dashuria, Fjolla vendosi në mbishkrimin e fotove një emoji zemre.

Postime të tilla zakonisht i kemi parë kur vajzat surprizohen nga partnerët e tyre. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Fjolla të ketë marrë këtë surprizë nga shoqet apo edhe t’ia ketë bërë vetes pse jo.

Këngëtarja nuk ka folur drejtpërdrejtë për ndarjen ajo ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar. Lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X