Friday, November 15, 2024
spot_img

Fjolla Morina ‘tronditi’ rrjetin : “Donte të më vriste fëmijën”

- Advertisement -..

Një ditë më parë, Fjolla Morina ‘tronditi rrjetin’ me anë të një video live në Instagram, ku akuzonte ish- partnerin e saj, Fisnik Sylën se e ka vendosur ai armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020.

Sipas saj armën e ka vendosur me qëllim hakmarrje, biznesmeni Fisnik Syla. Jo vetëm kaq, por Fjolla ka bërë akuzën e fortë se kanë dashur t’i vrasin fëmijën që nuk ka arritur dot të ngrihet në këmbë nga spitali.Ajo u bëri thirrje mediave, pasi sipas saj shteti po ‘e sulmon’ dhe kërkoi ndihmën e popullit dhe institucioneve për ta shpëtuar.

Pas këtij rrëfimi tronditës ajo ka marrë mbështetjen nga ndjekësit të cilët i ka falenderuar.

“Të dashur Miq, Mikesha! Faleminderit të gjithëve për kujdesin që keni treguar ndaj meje dhe nuk jam vetëm, ju kam ju. Shpresoj që me këtë punë do të merren njerëzit kompetentë të shtetit ndaj Fisnik Sylës. Ju falenderoj nga zemra për përkrahje morale”.

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e në atë kohë tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X