Thursday, May 16, 2024
spot_img

Florjan Binaj në mbështetje të kauzës natyrore. Ja çfarë rrezikohet

- Advertisement -..

Sot aktori i talentuar postoi në llogarinë e instagramit të tij nismën e një kauze të rëndësishme,ai tregoi mbështetjen e tij dhe përcolli një mesazh që duhet ndjekur nga të gjithë. Në lumin e Shushicës, Vlorë janë planifikuar 4 hidrocentrale që bien në kundërshtim me zhvillimin e qëndrueshëm të zonës, gjithashtu hidrocentralet kanë ndikim mjedisore aktuale, afatgjata, degradimin ekologjik të lumit Shushicë si dhe efektet kumulative të HEC-eve në rrjedhën e poshtme të lumit.

Shushica është një nga degët më të rëndësishme të lumit Vjosa, e cila mbart vlera të larta natyrore dhe kulturore. Vetëm në një vlerësim të shpejtë të biodiversitetit të realizuar nga grupi i shkencëtarëve për Vjosën, janë zbuluar 3 tre lloje të reja për shkencën, disa lloje të reja në Shqipëri dhe disa lloje të listuara në Listën e Kuqe të specieve të rrezikuara. Gjallesa të cilat do të rrezikohen direkt nga ndërtimi i këtyre hidrocentraleve.

Aktori me të drejtë është në mbështetje të kësaj nisme dhe është për tu duar-trokitur, një mbështetje të tillë pritet nga shumë të tjerë sepse Natyra është më e shtrenjta që ne kemi dhe ndikon si nga ana ekonomike dhe zhvillimet turistike por më e rëndesishmja ajo ndikon drejtpërdrejtë në jetën dhe kushtet në të cilën jetojmë.

#të mbrojmë natyrën # të mbrojmë gjallesat #që të jemi ne të mbrojtur #në mbështetje të nismave

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X