Sunday, September 22, 2024
spot_img

Arsyeja e vërtetë e largimit nga Portokallia/Florian Binaj: “Top Channel nuk rrespekton…”

- Advertisement -..

Florjan Binaj ishte një nga aktorët më të talentuar në spektaklin e humorit “Portokalli”.

Prej fillimit të sezonit të ri të spektaklit të humorit Portokalli aktori nuk është më pjesë e saj. Aktori pas largimit nuk ka dhënë asnjë detaj për largimin e tij nga spektakli që kaloi shumë vite. Por ditën e sotme, ai ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ka folur gjerë e gjatë për largimin e tij të papritur për publikun nga “Portokallia”.

Flori tregoi se i duhej të ruante dinjitetin e tij në një vend ku nuk respektoheshin të drejtat e autorit.

“Jo vetëm në Top Channel por dhe në shumë televisione të tjera nuk respektohen të drejtat e autorit. Në Portokalli kam qenë krijues dhe interpretues i numrave të mi dhe shumë të tjerëve. Ndoshta ndonjëherë nga padia, nga mosdashja e të ruajturit të këtyre gjërave ndodh që nuk duron më dhe mban një qëndrim.

Të ruash dinjitetin tënd dhe të vazhdosh përpara. Ligji është i rregullt, puna është tek zbatimi. Këtu kanë rënë dakord por nuk e zbatojnë,” tregoi aktori.

Flori shtoi se edhe familja ishte një arsyeje që duhej ta linte Portokallinë, pasi ky spektakël i merrte një kohë të konsiderueshme.

“Një nga arsyet e largimit ishte dhe familja sepse punon gjithë ditën dhe nuk arrin ta blesh atë kohë që ke humbur me fëmijët e tu. Janë kujtime, më mirë këto kujtime bashkë sesa disa foto në Whatsapp,”vazhdon Binaj.

“Tani që nuk jam në Portokalli, shoh sa kohë më ka zënë, sa kohë kam humbur dhe sa mbrapa jam me shumë projekte,”- përfundon aktori.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X