Friday, December 6, 2024
spot_img

Fundoset anija me 750 tonë karburant në Detin Mesdhe, ekziston mundësia për një katastrofë mjedisore!

- Advertisement -..

Një anije cisternë me 750 tonë karburant u fundos pranë brigjeve të Tunizisë për shkak të motit të keq.

Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka fatalitete mes ekuipazhit, por ekziston mundësia për një katastrofë mjedisore nëse nafta derdhet në detin Mesdhe, ndonëse për momentin nuk raportohet për diçka të tillë.

Ministria e Ambientit në Tunizi njofton se tashmë është aktivizuar një plan emergjent për shmangien e rrjedhjes së naftë në det, ku janë përfshirë dhe disa ministri të tjera.

Anija cisternë me flamur të Guinesë Ekuatoriale u mbyt rreth 10 km larg brigjeve të Tunizisë, ndërsa tentonte t’i afrohej bregut, për shkak të motit të keq.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X