Friday, March 28, 2025
spot_img

Futbollistja e PSG në një lidhje me Romeo Beckham?

- Advertisement -..

Romeo Beckham shijoi disa orë me lojtaren e PSG-së Jordyn Huitema, vëllain e tij Cruz dhe të dashurën e tij Tana Treloar në Disney në Florida të martën.

Futbollistit, 19 vjeç, iu bashkua lojtarja e PSG-së, Jordyn, 21 vjeç, e cila u nda nga i dashuri i saj, ylli i Bayern Munichut, Alphonso Davies në maj, pas pesë vitesh lidhje. Jordyn që atëherë ka krijuar miqësi me Romeon, i cili ka treguar mbështetjen e tij duke ‘pëlqyer’ shumicën e postimeve të fundit të Jordyn në Instagram.

Romeo nuk ngurroi të postonte foto e video në Instagram. Jordyn ofroi gjithashtu një pasqyrë ntë udhëtimit të tyre ditor dhe postoi një video të Cruz dhe Tana së bashku përpara Kështjellës së Hirushes në Mbretërinë Magjike.

Romeo u nda nga e dashura e tij prej tre vitesh Mia Regan muajin e kaluar. Sipas ‘Daily Mail’ çifti u nda për shkak të presionit të pashmangshëm të shkaktuar nga oraret e tyre të punës, me Romeon që kalonte pjesën më të madhe të kohës në Shtetet e Bashkuara ku po vazhdon karrierën si futbollist.

Në maj, Alphonso konfirmoi se është ndarë me Jordyn. Ish-çifti kanadez kishte qenë së bashku që nga shtatori 2017, pasi ata filluan të takoheshin në Kanada përpara se të transferoheshin në Evropë për të avancuar karrierën e tyre përkatëse. Dyshja ndanë së bashku një kanal në YouTube, i cili që atëherë është fshirë, së bashku me të gjitha fotot e tyre në rrjetet sociale.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X