G Bani ka postuar një video ku shfaqet pranë babait të tij, duke konfirmuar se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në video, G Bani tregon se pas periudhës së vështirë, tani ata janë në shtëpi dhe i shprehin falenderimet e tyre të sinqerta për të gjithë ata që i kanë mbështetur. Ai theksoi falenderimet për të gjithë ata që i kanë shkruar, si dhe për mjekët që kanë ofruar kujdesin e nevojshëm për babanë e tij.
Kujtojmë se G Bani u largua nga “Big Brother VIP Albania” menjëherë pas lajmit për gjendjen e rëndë të babait të tij në Londër, duke udhëtuar nga Shqipëria për t’i qëndruar pranë në momentet e vështira. Pas disa ditësh tensioni, ai tani mund të ndajë lajmin e mirë me ndjekësit e tij, duke siguruar që gjendja e babait të tij është përmirësuar dhe ata janë tashmë në shtëpi.