Reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka reaguar në rrjetet sociale pas përfundimit të koncertit të Noizyt, “Alpha Show.”
Në një postim në ‘Facebook’, ai ka ndarë një video nga koncerti, por vëmendjen e ka marrë mbishkrimi që ai ka vendosur.
“Mirënjohje dhe respekt @noizy 14 Shkurt 2022. Le të Mbahet Mend dhe të jetë Shembull !!!”- shkruan Stresi, duke ‘ngatërruar’ me ose pa qëllim datën e koncertit “Alpha Show”. Kjo gjë nuk kaloi pa u vënë re as nga ndjekësit e tij në rrjetin social të cilët kanë lënë reagimet e tyre në seksionin e komenteve.