Labinot Gashit i njohur thjesht si Gashi një tur në Shqipëri dhe Kosovë? Duket se diçka e tillë është mëse e mundur.
Reperi me origjinë shqiptare është një ndër emrat më të njohur shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është zhvendosur prej vitesh për të vijuar karrierën e tij. Megjithatë, vijon të jetë shumë i lidhur me vendin e tij dhe fansat.
Gashi ka publikuar së fundmi datat e turit të tij botëror mirëpo nuk përfshinte as Shqipërinë dhe as Kosovën. Artisti ka bërë me dije se diçka e tillë ka ndodhur sepse po mendon që këtë verë të mbajë një tur vetëm në dy vendet. Ndonëse nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar, fansat e tij janë shprehur të entuzizmuar.
Ndonëse ka vite që është larguar dhe ka arritur goxha famë në SHBA, ai nuk e ka harruar origjinën e tij dhe këtë na e ka treguar shpesh, sidomos në rrjetet sociale. Artisti shpesh ndan me ndjekësit elemente të kulturës shqiptare, madje edhe ato anë jo shumë të bukura.