Getoar Selimi ka publikuar në rrjete sociale një foto të ëmbël të tij me vogëlushen Marget.
Ata shihen të kapur dorë për dore, teksa Geti nuk ka nguruar të shprehë disa fjalë emocionuese për të bijë. “Buzëqeshja më e mirë e imja është kur mbaj dorën e bijës sime”-ka shkruar ai dhe na i bëri sytë zemra.
Teksa ishte i ftuar në “Zemër Luana” artisti u vu përballë disa pyetjeve dhe një ndër to ishte: Cili ka qenë mendimi i parë kur ke marrë Marget në krahë? Këngëtari tregoi se teksa Marget po lindte ai ka zbuluar se vuante nga një sëmundje e rëndë por në momentin e parë që ka mbajtur vogëlushen e tij në krah ka harruar gjithçka duke i premtuar asaj se çdo do shkojë në rregull.
“Në ditën kur ka lindur Marget, aty zbulova një sëmundje timen dhe ishte paksa e vështirë për mua por në momentin kur e kam marrë Marget në dorë e kam ditur që çdo gjë do të shkojë në rregull.”- tha Getoari.