Nëse do të bënim një kërkim për emrin më të lakuar kohëve të fundit padyshim do të ishte Beatrix Ramosaj.
Këngëtarja u bë qendra e mediave rozë pas eksperiencës së saj në Big Brother Vip dhe ngjarjeve që e pasuan. Kohëve të fundit duket se Trixa ka vendosur t’i përkushtohet vetes dhe njerëzve që do dhe e duan. Kjo vihet re nga postimet në Insagram, ku këngëtarja duhet thënë që është mjaftë aktive.
![](https://i0.wp.com/blogin.al/wp-content/uploads/2022/05/640-0-61ffc405e0d32.jpg?resize=640%2C461&ssl=1)
Mirëpo gjatë ditës së sotme ajo ka zgjedhur rrjetin social Twitter, për të bërë një dedikim shumë të ndjerë për një person të saj të zemrës. Data e sotme përkon me ditëlindjen e babait të këngëtares, i cili më shumë se 10 vite më parë ka ndërruar jetë. Beatrix nuk harron siç çdo vit ta “urojë” ëngjëllin e saj.
“Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im i bukur në qiell. Vazhdo të na shikosh duke buzëqeshur, sepse unë do të bëj krenar. Na mungon çdo ditë,”–ka shkruar Trixa në statusin e saj.
Ju kujtojmë që babai i Beatrix dhe Alban Ramosajt, Muhameti, ndërroi jetë shumë i ri dhe si rrjedhojë ata u rritën vetëm me dashurinë e nënës së tyre, Antigonës.