Një e papritur ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Redoni ka vendosur që të lërë përfundimisht garën.
Lajmin banorëve ua ka dhënë nëna e tij, Gili, e cila ishte bashkë me të në lojë, si një banor i vetëm.
“Redoni ka dalë se nuk përballon dot izolimin dhe dinamikat e lojës. Kështu që me gjithë zemërgjerësinë e produksionit, unë dua ti bashkëngjitëm Redonit, ta lë lojën edhe unë. Faleminderit për dashurinë që më keni dhënë. Jam kënaq këto ditë”, tha Gili.
Pasi këngëtarja e dashur për publikun dha këtë lajm, banorët nuk e besuan dhe nuk pranonin që ajo të largohej.