Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka zbuluar në koncertin e saj të fundit një detaj nga jeta e saj personale.
Pas një performance, artistja u ndal dhe ndau me të pranishmit një moment nga jeta e saj. Ajo tha se ka kaluar edhe periudha të vështirë në jetë dhe me këtë deklaratë, falënderoi psikologen e saj, që ishte e pranishme në sallë, Adelina Pjetrën.
Veçanërisht, Xhensila u ndal te periudha e shtatzënisë duke thënë:
“Dua të bëj një monolog të vogël. Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah. Adelina të falënderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime. Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”.