Sunday, May 19, 2024
spot_img

“Gjëja më e bukur në jetë”/ Si e priti Einxhel lajmin për shtatzëninë?

- Advertisement -..

Einxhel Shkira ishte e ftuar sot në “Cherry on Top” nga Bora Zemani ku ka folur për eksperiencën e saj në BBV, lidhjen me Dagz e më pas mëmësinë. Për këtë të fundit ajo shprehet se ardhja në jetë e Trev ka qenë gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë ndonëse nuk ka qenë e lehtë në muajt e para të shtatzënisë.

Pjesë nga intervista:

Bora: Sa muaj pas daljes nga BB ishte shtatzënë?

Einxhel: 1 muaj, pas Bigut. Ne duke qenë se e donim shumë fëmijën menduam që t’i hidhnim provat më herët dhe do ti që qëlloi me të parën. Ndodhi dhe ishim shumë të lumtur dhe ishte gjëja më e bukur që mund të na ndodhte.

Nuk është se unë e fsheha sepse e vërteta është që dola nga një “reality” ku vëmendja ishte shumë e madhe, shumëçka e imja nuk ishte më e imja, nga një person që nuk ishte puthur kurrë në sytë e shoqërisë, isha personi që u puth para gjithë Shqipërisë. Kur ndodhi shtatzënia ishin ndoshta ato supersticionet e para që ti do të jesh mirë me shëndet, fëmija duhet të jetë mirë me shëndet e para, pastaj mund ta ndash me gjithë pjesën tjetër të botës.

Shtatzënia ime nuk ka qenë shumë e lehtë në fillimet e veta, kisha shumë pak kohë që kisha operuar isha me hekura, që i kam akoma. Mezi lëvizja, fizioterapinë nuk po e përballoja dot sepse shtatzënia ishte ajo që ma pengonte fizioterapinë dhe kështu me radhë, kalova COVID, pata aq shumë komplikacione sa gjëja e fundit që kisha dëshirë ishte ta ndaja me gjithë njerëzit. Shoqëria ime dhe familja ime e kanë marrë vesh shumë vonë shtatzëninë, vetëm unë dhe Dagz e dinim dhe dy tre veta të tjerë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X