Rama ik! Kjo ishte fraza që brohoritën njëzëri turma, në momentin kur për disa minuta u shkëput energjia elektrike tek koncerti i Noizyt.
Lidhur me këtë situatë gjatë ditës së sotme ka reaguar OSSHE, i cili ndër të tjera shprehet se nuk ishte faji i tyre, por i organizatorëve ikja e dritave.
‘Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga rënia e automatit, i cili menaxhohet nga organizatorët.
Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës.
Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.
Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik’, thuhet në deklaratën e OSSHE.