Banori i ri i “Big Brother VIP 4”, Gjesti, ka krijuar shumë reagime mes banorëve që nga momenti i hyrjes së tij në shtëpi. Gjatë prime-it të kësaj të shtune, disa banorë komentuan mënyrën e tij të veprimit dhe sjelljen e tij.
Gerti tha se ishte i habitur dhe nuk e kuptoi reagimin e tij, ndërsa Laerti shprehu paqartësi, duke shtuar se nuk e kupton gjithmonë atë që thotë. Ndërsa G, Bani e cilësoi sjelljen e Gjestit si një “shfaqje” dhe theksoi se ai është më i ndryshëm nga sa duket në jetën reale.
Ndërkohë, Gjesti ka deklaruar se do të thyejë të gjitha rregullat e shtëpisë, duke treguar se është i gatshëm të sfidojë çdo kufi të vendosur nga “Vëllai i Madh”. Reperi dhe këngëtari nga Kosova, i cili ishte eliminuar nga “Big Brother VIP Kosova” pas një nominimi të fortë me Drilonin, ka nisur një aventurë të re në Shqipëri, ku ka sjellë shumë dinamizëm dhe energji.
Komentet e banorëve:
Gerti: Ishin momente relaksi dhe nuk e kuptova atë tapën.
Laerti: Këto gjëra i rregullon perëndia, kur flet shpejt nuk e kuptoj se çfarë thotë.
G Bani: Është thjesht shfaqje, nuk është kështu në jetën e përditshme, është antisocial në kufijtë e surreales.
Gjesti: Çfarë ka rregulla nga Vëllai i madh, por prej këtyre të gjitha do t’i thyej.