Friday, February 21, 2025
spot_img

Gjesti flet për Drilonin: Nuk ka bërë asgjë dhe ka dalë i preferuar

- Advertisement -..

Edhe pse Driloni ka shprehur mbështetje për Gjestin nga jashtë, duket se Gjesti ka një perspektivë tjetër mbi lojën e fituesit të “Big Brother VIP Kosova”.

Gjatë një bisede me banorët në “Big Brother VIP Albania”, ai vuri në dukje se ndonjëherë publiku favorizon ata që qëndrojnë të heshtur, duke iu referuar Drilonit. Gjesti theksoi se Driloni shpallej i preferuari i publikut, edhe pse mbante një profil të ulët gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

“Ka rast që ka ndodhur e gjithë shtëpia në fillim është bërë hallakam kanë pasur përplasje për një njeri, nuk ka bërë asgjë, ka ndenjur duke shikuar, ka dalë i preferuar.

Normal se nëse çohesh ti, flet gjëra palidhje publiku nuk të do, e do atë që thotë se çfarë ka ky, pse po rri në heshtje, pse kaq i butë, kaq i mirë. Del i preferuar, ti ngel me gishta në gojë”.

Këto komente vijnë pas mbështetjes publike që Driloni i ka ofruar Gjestit gjatë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Albania”. Madje në një video të publikuar në TikTok, Driloni shprehet: “Duhet ta përkrahim të gjithë Gjestin në këtë rrugëtim.”

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse këto komente do të ndikojnë në marrëdhënien e tyre dhe në mbështetjen e vazhdueshme të Drilonit për Gjestin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X