Studentët në Kolegjin e Artit dhe Dizajnit Otis, në Los Anxhelos, morën një dhuratë bujare diplomimi nga bashkëthemeluesi i Snapchat, Evan Spiegel dhe bashkëshortja e tij, modelja Miranda Kerr.
Cifti do shlyejë borxhin studentor të nxënësve që u diplomuan në vitin 2022, tha Kolegji Otis në një deklaratë.
Donacioni u bë përmes Fondit të Familjes Spiegel.
“Kolegji i Artit dhe Dizajnit Otis është një institucion i jashtëzakonshëm që inkurajon krijuesit e rinj të gjejnë zërat e tyre artistikë dhe të lulëzojnë në një sërë industrish,” thanë çifti në një deklaratë.
Më pas shtuan: “Është një privilegj për familjen tonë të mbështesë të studentët e diplomuar, dhe ne shpresojmë se kjo dhuratë do t’i fuqizojë të ndjekin pasionet e tyre, të kontribuojnë në botë dhe të frymëzojnë njerëzimin për vitet në vijim.”
Miranda Kerr, CEO i markës së bukurisë KORA Organics, dhe Spiegel morën të dy grada nderi nga shkolla gjatë ceremonisë.
“Otis është jashtëzakonisht mirënjohës për këtë dhuratë historike nga Miranda Kerr dhe Evan Spiegel, e cila do të ndryshojë jetën e këtyre studentëve dhe familjeve të tyre”, tha Charles Hirschhorn, President i Kolegjit Otis.
Sipas Los Angeles Times, rreth 285 studentë u diplomuan nga Otis këtë vit.