Zgjedhja e finalistes dhe avantazhi qe iu dha mbrëmë Rozana Radit ka shkaktuar debate të shumta në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’.
Gjesti është shprehur i zhgënjyer dhe i mërzitur me rrjedhën e lojës dhe vendimet e fundit, duke paralajmëruar se është pranë largimit të tij.
Gjatë ditës së sotme në një debat me Gertën ai është shprehur se “Me Loredanen e Jozin me m’krahasu mua nuk dua, sepse kom bërë shumë në këtë shtëpi, nëse ndodh ajo qe mendoj unë të martën dal nga shtëpia”
Ai foli për një ndjesi të fortë të brendshme, një parandjenjë që sipas tij paralajmëron fundin e rrugëtimit të tij në këtë format.
A do të qëndrojë në lojë apo të martën do të largohet vërtet? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.