Pasditen e sotme Vëllai i Madh ka futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, një zarf të bardhë. Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli do të flasin për njëri-tjetrin.
Vëllai i Madh u kujton katër finalistëve se ky është një moment reflektimi për t’a parë lojën e tjetrit me sy kritik. Gjithashtu edhe një provë tjetër e sinqeritetit dhe guximit për të folur hapur.
I pari që e mori fjalën ishte Gjesti, i cili për Laertin tha:
“Ka përdorur shumë karta prekëse, të cilat janë patriotizmi, i ka shfrytëzuar për lojë. Laerti është i respektuar po sa ka bërë këtu respekt ndaj të tjerëve nuk është aq, e ka përdorur edhe këtë për të dalë mirë në publik. Mendimi im. Dy karta shumë të rëndësishme. Është munduar të tregohet shumë burrë i sjellshëm. Laerti ka patur lojën me Valbonën, se ka dashur kurrë dhe u pa. Edhe tjetra është se është munduar të tregohet shumë i ditur. Ju ka dukur vetja në ajër. I ditur je, por aq shumë sa me ulur tjetër kënd nuk është mirë. Nuk ka bërë lojë uau për mendimin tim. Nuk ka qenë vetja, ka qenë tjetër kush brenda, nuk ka qenë vetja 100 për qind”.
Ndërkohë për Rozanën u shpreh:
“Rozana i ka mbajtur krejt afër njerëzit, bënte sikur i ka shoqe dhe në fund ua ka futur, i ka mbajtur për interes, jo sikur i ka interesuar. Për këtë nuk e meriton fitoren. Edhe kjo i ka përdorur do karta, si për shembull atë të femrave. S’më ka pëlqyer kurrë. Edhe informacionet nga jashtë që ka patur, për Laertin, Gertën, plot ke patur. Mendimi im është që një lojtar që është i fortë, luan brenda në lojë nuk del jashtë. Ka qenë gjithë kohës dyshe me Laertin dhe Laerti me të. Edhe lojën fals që ka patur. Sa herë janë zënë fals, asgjë s’ka patur gjë mes tyre. Edhe debati i fundit mes tyre që dukej se ishte fals, nuk e di si perceptohet jashtë.
Ama unë jam këtu me ju dhe e vërej energjinë. Kam debatuar me Rozanën dhe e di kur është nervoze, e tensionuar dhe e prekur si dhe për Laertin. Ka patur shumë situata të stisura mes këtyre të dyve. Intrigë e gjallë. Ke qenë gjithmonë në treshe. Ke thënë se ke luajtur vetëm, po askush nuk ka luajtur vetëm këtu, secili ka luajtur me njëri-tjetrin”.
Kur i erdhi radha për Eglin, Gjesti tha:
“Egli pse nuk e meriton fitoren? Shkurt, shqip, Egli nuk e ka ditur lojën. Nuk e ka ditur ça është Big Brother. Ka qenë vetja, e vërteta dhe lojë nuk ka bërë. Reagimet i ka patur të momentit. Edhe për këtë Egli nuk e meriton fitoren. Nuk ka luajtur me të tjerët. Egli nuk ka qenë nga ato që është çuar nga gjumi për të debatuar me të tjerët për të dalë në prime. Egli ka qenë gjithmonë e vërtetë”.