Asdren Gjikolli ose i njohur thjesht si Gjiko ka folur sot rreth reperëve të rinj në vendin tonë dhe u duk se ironizoi Feronit Shabanin, apo i njohur ndryshe si Fero. Ky i fundit është i vetmi që e ka sulmuar publikisht Gjikon dhe mes tyre ka patur përplasje në distancë vite më parë. Ndërkohë, Fero ndodhet po ashtu në burg pasi ka sulmuar një person në rrugë. Situatë e përsëritur e tij.
Kështu, deklarata e Gjikos duket se ironizonë Feron. “Për të bërë Hip-Hop nuk do të thotë të jesh çun rruge, as gangster, as që të merresh me drogë. Muzika është një spektër shumë i gjerë. Nëse je kamariere rrepo për këtë gjë, nëse je kasap, këndo për kasaphanën.”– tha ai gjatë një interviste për ‘Pushime On Top’.
I pyetur për një moment të sikletshëm me fansat Gjiko tregoi një episode kur: “Në 3 të natës po kthehesha nga koncerti dhe para shtëpisë sime ndodhej një makinë. U tremba dhe ishte diçka shumë trishtuese se ora 3 e natës. U bëra gati se thash ose do më grabisin, ose do më bëjnë diçka. Por kur u afrova më thanë se janë fansa dhe po prisnin për foto para se të iknin për në aeroport.”
Ai po ashtu tha se është shumë emocionuese kur e mendon që një nga fëmijët e tij mund të merret me muzikë në të ardhmen, por shtoi se nuk do që t’i ndikojë.