Monday, June 17, 2024
spot_img

Gjiko u akuzua për mashtrim dhe përdhunim. Zbulohet vendimi i papritur i Elitës..

- Advertisement -..

Reperi shqiptar Asdren Gjikolli, i njohur me emrin e artit Gjiko po përballet me një moment të vështirë në jetën e tij personale. Ai akuzohet se ka mashtuar dhe përdhunuar një të mitur. Sipas denoncimit të bërë në polici ka mashtruar të miturën se do ta bënte këngëtare dhe se do ta angazhonte në videoklipe.
“Front Online” ka siguruar edhe aktakuzën e vitit 2017, ku Gjiko akuzohet se ka kryer marrëdhënie me të miturën, pasi e kishte ftuar në banesën e tij dhe i kishte dhënë substanca narkotike. Në letrën e akuzës thuhet se pasi e ka marrë në shtëpinë e tij, me mashtrime dhe premtime për ta bërë këngëtare dhe pjesëmarrëse në shumë klipe, ai i ka dhënë substanca narkotike vajzës, që në atë kohë ishte vetëm 15 vjeç.

Më pas, ai ka abuzuar seksualisht me të miturën, e cila ka denoncuar ngjarjen vetëm 2 vite më pas. Megjithatë, që nga ai moment, jeta ka shkuar krejt normalisht për Gjikon, që është bërë edhe baba i dy fëmijëve. Pas martesës me gazetaren Elita Rudi, erdhi në jetë Zëri dhe Bota, duke qenë një ndër familjet më të pëlqyera dhe të dashura për publikun kosovar dhe atë shqiptar.
Por, duket se dalja në skenë e kësaj historie e ka tronditur këtë martesë. Edhe pse çështja ka disa ditë që po qarkullon, Elita ka zgjedhur të heshtë, por edhe mos të publikojë asgjë në rrjetet sociale në lidhje me familjen e saj. Teksa mediat po “shpërthejnë” nga ky lajm, moderatorja ka zgjedhur të publikojë në “Instagram” sekretin e dobësimit të saj paslindjes, duke treguar edhe njëherë format që ka.
Ndërkohë që shpeshherë ajo shfaqej me fëmijët dhe bashkëshortin, duket se ky skandal ka ndikuar jo pak edhe tek ajo, çfarë ka sjellë ftohjen e raportit me bashkëshortin. Pas disa konflikteve që ata kanë pasur rreth kësaj teme, Elita ka vendosur ta mbështesë bashkëshortin në procesin gjyqësor, ndonëse ky skandal ka tronditur thellë martesën e tyre.
Mbetet për t’u parë reagimi zyrtar që ky reper do të ketë kur kjo histori të mbyllet. E deri atëherë martesa e tij dhe marrëdhënia me Elitën, do të mbetet e lëkundur nga lajmet, që duhet thënë janë të rënda.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X