- Advertisement -..
Gjatë dasmës së Loredanës dhe të Jozit, një moment i tensionuar ndodhi në “Big Brother VIP”, ku Gerta i hodhi dy herë alkool në fytyrë, duke e dëmtuar në sy Gjestin.
Pas këtij akti, banori u dërgua menjëherë në spital për kontroll dhe trajtim, ndërsa situata në shtëpi u përshkallëzua në debate të forta dhe akuza mes banorëve, mes të tjerash në një debat të fortë mes Gertës dhe Rozanës.
Po ashtu, Egli dhe Livia u shfaqën të shqetësuara, duke shpërthyer në lot për shëndetin e Gjestit.