Modelja Kate Moss do të dëshmojë këtë mërkurë në gjyqin për shpifje të Johnny Depp kundër Amber Heard, thanë burime për “New York Post.”
Avokatët e Depp-it u panë duke festuar disa javë më parë, kur Heard papritmas përmendi Moss gjatë dëshmisë së saj, duke thënë se ajo kishte dëgjuar një thashethem që Depp e shtyu modelen britanike poshtë shkallëve.
Amber pretendoi se në një debat në vitin 2015 me burrin e saj, ajo u shqetësua se ai do të dëmtonte motrën e saj, Whitney, e cila ishte e pranishme në sherrin e tyre atë kohë. Ajo tha se në atë moment “mendoi për Kate Moss dhe rënien e saj nga shkallët”. Komentet e saj shkaktuan një reagim nga avokati i Johnny, Ben Chew, i cili mund të shihej duke qeshur e festuar.
“Amber përmendi një ish të Johnny-t që e ndjente qartë se nuk e mbështeste atë, gjë që nuk mund të ishte më larg nga e vërteta”, tha një burim i afërt me Depp për “The Post” në atë kohë.

48 vjeçarja Kate Moss, ishte në një lidhje me Depp midis 1994 dhe 1997. Ajo do të dëshmojë me video link live dhe do të telefonohet nga ekipi i Depp-it, thanë burimet. Emri i Kate ishte i ndaluar të përfshihej në procedura – por tani ekipi i Johnny mund të kërkojë dëshminë e saj për të hedhur poshtë një incident të përfolur mes Johnny dhe Kate.

“Moss thuhet se është ende mikeshë me Johnny-n dhe dëshmia e saj nuk u lejua të jepej më parë sepse nuk ishte aq e rëndësishme,” -tha një avokate e njohur në Kaliforni, Mitra Ahouraian. “Ky është një gabim që Heard bëri, duke përmendur Kate Moss, e cila potencialisht i hapi derën skuadrës së Depp të sjellë Moss si dëshmitare dhe Moss të thotë se: “Kjo nuk ka ndodhur kurrë”, -shpjegoi Ahouraian.
Halim Dhanidina, një avokat i mbrojtjes penal dhe ish-gjyqtar i Kalifornisë ka thënë për “Neë York Post” se ekipi i Depp-it tani mund të përpiqet të përdorë përmendjen e Moss në avantazhin e tyre. Dhanidina tha se ekipi i Depp mund të thoshte: “Ti e solle Kate Moss. Ajo nuk do të ishte pjesë e këtij gjyqi, por tani ajo është.”