Saturday, November 2, 2024
spot_img

Grabitet rezidenca madhështore e Mariah Carey

- Advertisement -..

Shtëpia e  Mariah Carey është grabitur gjatë periudhës kur ajo ishte me pushimeve në Capri, Itali.

Diva 53-vjeçare thuhet se po relaksohej në një rezidencë prej 20 milionë dollarësh në, kur shtëpia e saj në Atlanta u grabit, ka konfirmuar policia për PageSix.

Autoritetet i thanë gazetës: “Ky është ende një hetim i hapur, informacioni mund të jetë i kufizuar.”

Nuk dihet se çfarë është marrë nga prona e madhe, por krijuesja e hitit “Always Be My Baby” thuhet se e ka blerë rezidencën në nëntor 2021 për një vlerë prej 5.65 milionë dollarësh të raportuar.

Prona përshkruhet se ka nëntë dhoma gjumi shtëpi me 13 banjo dhe gjithashtu përmban një pishinë, fushë tenisi dhe shesh lojërash.

Mariah Carey ka qenë me pushime kur ndodhi incidenti i supozuar teksa ka shfaqur dhe momente gjatë pushimeve  për fansat e saj në mediat sociale.

ncidenti u tha se ishte raportuar në polici më 27 korrik.

Lajmi erdhi vetëm disa ditë pasi u njoftua se këngëtarja e ‘Hero’ do të kryesojë festivalin Global Citizen në Nju Jork në shtator.

Krahas një posteri që promovonte ngjarjen bamirëse, ajo shkroi: “NEW YORK, shënoni datën në kalendarët tuaj! Më 24 shtator, unë do të bashkohem me @glblctzn për t’u bërë thirrje liderëve dhe korporatave botërore që të fuqizojnë gratë dhe vajzat, të ndërmarrin veprime klimatike dhe t’i japin fund varfëri ekstreme”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X