Saturday, September 21, 2024
spot_img

Graniti rikthehet tek ish-e dashura/ Sportisti dhe aktorja ruajnë marrëdhënien e tyre nga sytë e publikut

- Advertisement -..

Granit Cana mori vëmendjen e të gjithë publikut kur u bë pjesë e “Big Brother”. Ish-futbollisti nuk ishte një emër popullor në Kosovë, e aq më pak në Shqipëri, por gjithçka ndryshoi me pjesëmarrjen e tij në “reality-show”. Të gjithë aty patëm mundësinë të njiheshim me djaloshin simpatik, që më shumë se çdokujt, i hyri në zemër Fifit.

Historia, që duhet thënë nuk shkoi si duhet brenda shtëpisë, tashmë i përket të shkuarës, pasi për të dy personazhet e përfshira, jeta sentimentale është në ditët e arta. Pasi Fifi ka konsoliduar dashurinë e saj disamujore me Adisin, edhe Graniti më në fund është rikthyer në krah të partneres së tij, para se të bëhej pjesë e lojës. Bëhet me dije se ai dhe Adelina janë rikthyer së bashku prej disa kohësh, duke lënë gjithçka pas.

Teksa nisi të përflitej historia e tij me Fifin, Graniti u shpreh se në shtëpi kishte hyrë single, ndonëse disa ish-banorë ishin në dijeni të marrëdhënies që kishte lënë pezull me Adelinën. Por me kalimin e javëve, ai deklaroi se ishte ende i dashuruar me vajzën që kishte njohur jashtë. Madje një mesazh i mbërriti Granitit në “Big Brother Vip” nga Adelina. Në letër ajo ishte shprehur se nuk ishte e lumtur me lojën që Graniti ka bërë dhe ka thënë se shpreson që ai të reflektojë. “Zemra nuk bën lojëra”, ka shkruar ajo në fund, teksa menjëherë pasi letra u lexua, Graniti është shfaqur i prekur. “Jam e lënduar, nuk je Graniti që njoh unë. Graniti që njoh unë nuk i jep shpresa një femre për të cilën nuk ka interes të ketë një lidhje. Vazhdo shijoje atë eksperiencë dhe mos harro se unë nuk jam pjesë e saj. Zemrat nuk bëjnë lojëra”, tha ajo ndër të tjera.

Ndërkohë, Arbana ka treguar se vajza nuk ka pranuar të vijë në studio dhe ka dërguar vetëm letrën. Ish-futbollisti u shpreh i prekur nga e gjithë kjo situatë, duke u shprehur se kur të dilte jashtë, do të kontaktonte me vajzën në fjalë për të sqaruar gjithçka. Dhe duket se kështu ka ndodhur. Pas disa tentativash, takimesh dhe sqarimesh, Graniti dhe Adelina janë rikthyer së bashku, por këtë herë lidhjen e tyre kanë vendosur ta marrin më lehtë. Kujtojmë se para se të hynte në “Big Brother”, çifti kishte bashkëjetuar përreth 1 vit dhe pikërisht këtu kishin nisur edhe problemet e tyre. Gjithçka u duk si një marrëdhënie e mbyllur, kur Graniti pranoi se ishte single dhe nisi të përfshihej te Fifi.

Por tashmë kohërat kanë ndryshuar e bashkë me to edhe ndjenjat dhe situata mes tyre. Teksa Fifi deklaroi lidhjen me Adisin, Graniti i eshte kthyer te ish e dashura.

Por kush është Adelina, vajza seksi që i ka rrëmbyer zemrën ish-banorit të “Big Brother”? Bëhet fjalë vajzën e quajtur Adelina, e cila me profesion është farmaciste, por në media është e njohur për disa role si aktore. Mes personazheve të “showbizz”-it, Adelina është shumë e njohur edhe para lidhjes me Granitin. Bjondja seksi gëzon linja perfekte dhe, veç aktrimit, pasion ka edhe palestrën. Ajo dhe ish-futbollisti janë njohur disa vite më parë dhe që atëherë kanë pasur një lidhje me uljengritjet e veta, që përfundoi pas një viti bashkëjetesë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X