Teksa kënga e Ronela Hajatit përfaqësuese në “Eurovision” me titull “Sekret” vijon të marrë kritika në vendin tonë,por në vendet europiane është pritur shumë mirë nga publiku.
Këtë rradhë kritikën e mirë Ronela Hajati e pret nga Greqia. Madje, në gjysëmfinale ku Shqipëria u pozicionua në vendin e 12 me 58 pikë në total, ka arritur të marrë pikë vetëm nga juria e Greqisë, ndërkohë asnjë juri e asnjë shteti tjetër nuk i ka dhënë pikë Shqipërisë.
Ronela pak më parë ka publikuar një video nga një emision në stacionin grek Ant1tv, ku moderatori e ka kthyer “Sekretin” në një sound në TikTok. Në praninë e disa njerëzve të tjerë, ai shihet në kuzhinë duke u ‘përpjekur t’i largoj’ ata nga ushqimet përmes këngës së Ronelës dhe pjesës ku thuhet: “Ej, ej, ej, ej, ej, ej, ej”. Videoja është publikuar në faqen e televizionit në TikTok.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë spanjollja Chanel Terrero gjatë një interviste shprehu haptazi mbështetjen e saj, për Ronelën ku madje dhe publiku filloi të thërrasi emrin e saj.
Ronela e ka publikuar këtë moment në Instagram dhe duket se është mjaft e emocionuar. Ndërkohë ajo është shprehur gjithashtu se emisionet në Shqipëri janë shumë larg për sa i përket energjisë që kanë transmetuar gjatë kohës kur ajo përgatitej për Eurovizion, por me rëndësi shëndeti.