Thursday, November 21, 2024
spot_img

Greqia nuk gjen paqe! Një zjarr i madh përfshin Aleksandropolin

- Advertisement -..

Greqia nuk po gjen paqe këto muaj. Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Aleksandropolin. Zjarri nisi në orët e para të së shtunës ndërsa sot në ditën e dytë flakët po dalin jashtë kontrollit për shkak të erërave të forta.

Sipas mediave greke, zjarri tashmë po përhapet në drejtim të qendrave të banuara Loutro dhe Agnadia.

Ndërkohë, në zonat e tjera të banuara Pefka dhe Aetochori janë djegur 9 banesa. Deri më tani nga zjarri në Aleksandropoli nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në betejë për të fikur flakët janë angazhuar mjete nga toka dhe nga ajri. Por vendosja e tyre nën kontroll ka qenë e vështirë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X