Saturday, November 23, 2024
spot_img

Greta Koçi flet për jetën private, këngëtarja ‘thumbon’ artistët

- Advertisement -..

Greta Koçi ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale gjatë një ‘interviste’ me ndjekësit e saj në Instagram.

Gjatë bisedës virtuale që zhvilloi në rrjetin social, këngëtarja zbuloi momentin e parë kur ka marrë lajmin se motra e saj Eni Koçi është në pritje të ëmëbl.

“Cila ishte ndjesia e parë kur more vesh që do bëheshe teze?”-ishte pyetja e ndjekësit, të cilit Greta iu përgjigj: “Kam qarë shumë dhe kam qenë e para që e kam marrë vesh lajmin. Ma kanë treguar të dy prindërit @enikocilli @gencprelvukaj. Ata pastaj qeshnin se qaja unë. Ndjesia më e bukur në botë. Mezi e pres.”

E teksa mezi po pret të bëhet teze, Greta Koçi duket se për momentin nuk ka në plan të bëhet nënë. Pyetjes nëse është shtatzënë ajo iu përgjigj thjesht “Jo.”

Këngëtarja e njohur tashmë është martuar dhe ka një jetë të re në Vjenë, por a ka menduar ajo të jetojë në Shqipëri?

“Shqipëria është vendi im nuk ka dyshim që sa herë që vij kënaqem, por unë kam vendosur të jetoj jashtë vendit, megjithëse unë vij aq shpesh për koncerte dhe xhirime saqe më duket sikur po jetoj akoma në Tiranë”- u përgjigj Greta.

Nuk munguan as pyetjet nga fansat e muzikës së saj, të cilët kërkojnë që ajo të rikthehet me projekte më të shpeshta. Në përgjigjen e saj Greta nuk ka lënë pa thumbuar as artistët e tjerë, pasi shprehu se “nuk është e lehtë të bësh këngë që ngelen ndër vite dhe jo thjesht këngë që dëgjohen vetëm 3 muaj.”

“Kënga e fundit s’ka as dy muaj që është lançuar. Jam duke punuar për projektin e radhës por do kohën e vet gjithçka, nëse do të bësh diçka të bukur jo “budalliqe” dhe sigurisht nuk është kollaj të bësh këngë që ngelen ndër vite dhe jo thjesht këngë që dëgjohen vetëm 3 muaj. Ndaj mendohem pak dhe nuk e marr me ngut”- tha Greta.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X