Fituesit e “Eurovision-2022”, grupi ukrainas Kalush Orkestra e mbajti premtimin.
Para finales së madhe të festivalit europiangrupi deklaroi se në rast fitoreje do ta nxjerrë kupën në një ankandi bamirësie dhe paratë do t’i dhurojë për nevojat e Ukrainës.
Gjatë një konference për shtyp për gazetarët ukrainas, kryetari i grupit Oleh Psyuk vuri në dukje se muzikantët planifikojnë ta bëjnë këtë.
“Ne planifikojmë të nxjerrim kupën tonë në ankand dhe t’i dhurojmë këto para për të mbështetur Ukrainën dhe Forcat e Armatosura. Shumë njerëz jashtë vendit do të dhurojnë dhe ka shumë njerëz që dëshirojnë ta bëjnë këtë. Dhe kjo i motivon ata. Ndoshta ka njerëz që mund të përballojnë të paguajnë shumë dhe në këmbim do të jenë të kënaqur të kenë një trofe të tillë si kujtim. Mendojmë se kjo është një ide shumë e mirë dhe do të jetë shumë e dobishme për Ukrainën”, -përfundoi Psyuk.
Artisti shtoi se grupi ende është duke vendosur se cilit fond do t’i transferohet më pas shuma.
Ju kujtojmë që mbrëmjen e 14 majit ashtu siç pritej Ukraina është shpallur fituese e “Eurovision 2022”! Orkestra “Kalush” me këngën “Stefania” arriti të grumbullojë 631 pikë, duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe Spanjën të cilat u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Ishte vota e publikut ajo që përmbysi rezultatin duke i dhënë Ukrainës vendin e parë në garë. Ukraina mori në total 449 pikë nga publiku, ndërsa 182 pikë nga juria e shtetve.