Nëse jeni adhurues i alpinizmit ose i fotografimit në vende tërheqëse natyrore, guri në malin Kjerag në Norvegji mund t’ju interesojë.
Problemi i vetëm është se vendndodhja e tij mund t’ju trembë pak…
I mbërthyer në një të çarë shkëmbi
Në Norvegjinë Jugore, pranë fshatit Lisebotn, midis dy shkëmbinjve, ose thënë më mirë në një hendek të malit Kjerag, në një lartësi prej gati 1.000 metrash, është vendosur guri Kjeragbolten.
Supozohet se aty ka ngecur gjatë epokës së fundit të akullit dhe sot pozicioni i tij tërheq turistë nga e gjithë bota.
Ndërsa disa presin në radhë për të bërë foto në këtë shkëmb të mbërthyer, ata që nuk guxojnë të qëndrojnë mbi të ngjiten për pamjen e pastër dhe peizazhin e bukur gjatë rrugës.
